Humb jetën aktori i mirënjoftun (foto)

Kuzey Vargin, nji prej emnave ma të njoftun të kinematografisë turke asht përcjellë për në banesën e fundit. I lindun në vitin 1940, Vargin nisi karrierën e tij kinematografike në vitet 1960 dhe ndryshe nga shumë aktorë të “Yesilçam”, i rezistoi kohës tue luejt edhe në “epokën e serialeve”.

Mbas mbrami ai luejti rolin e “Adil Esrefoglu” në serialin “Lugina e Ujqve”.

Veterani i kinematografisë turke vuente nga tensioni i naltë dhe ndejti në reanimacion në provincën bregdetare të Muglas për ma shumë se nji muej për shkak të mosfunksionimit të veshkave.