Hyni mbrenda ambienteve luksoze të shtëpisë së re të Rihanna’s (foto)

Kangëtarja e famshme Rihanna ka ble së fundmi nji shtëpi të re.

Asht ba e ditun se 29-vjeçarja ka investue 6.8 milionë dollarë për me ble këtë shtëpi, pamja e së cilës asht vërtet përrallore.

 Në rrjetet sociale janë publikue edhe imazhe të cilat prezentojnë ambientet luksoze të saj.

Nji hapsinë prej 7000 metrash katrorë, me plot 6 dhoma gjumi dhe 9 banjo e karakterizojnë shtëpinë ma të re të kangëtares nga Barbadosi.

Normalisht që nji shtëpie të tillë kaq luksoze nuk i mungojnë edhe: palestra, dhomat për bilardo, nji teatër filmi, pishina dhe nji oborr i madh.

Tash e disa muej, Rihanna asht në lidhje dashnie me miliarderin Haasan Jammel.