Hyni mbrenda shtëpisë së nji taksisti… milioner (foto)

Nji shtëpi e mahnitshme ka dalë në shitje për të paktën 3 milionë sterlina.

Shtëpia luksoze me shtatë dhoma gjumi i përket nji taksisti milioner.

Britaniku, Glenn Armstrong, ishte protagonist në programin “Milionerët sekretë”.

Armstrong e nisi tue shpërnda me qira video-kaseta.

Por, biznisi i tij falimentoi dhe ai mbeti në pikë të hallit.

Për këtë arsye, britaniku nisi me punue si shofer taksi për me mbajte familjen.

Por, shumë shpejt ai nisi me përdorë këtë biznis për me marrë me qira ma shumë taksi.

Puna nisi të ecte mirë dhe ai nisi me ble prona në vend.

Biznisi me pronat e patundshme dha fryte dhe tashma shtëpia e tij luksoze ka nxanë vend në media.