Hyni mbrenda vendit komunist, Korea e Veriut: “Trump leh si qen” (foto)

Kryediplomati i Koresë së Veriut e cilësoi fjalimin e Presidentit, Donald Trump, në Kombet e Bashkueme, si zhurma e nji qeni që leh.

Në fjalimin e tij, Trump tha se ka me shkatërrue totalisht Korenë e Veriut, nëse kërcënon SHBA’të ose aletatët e saj.

Por, ministri i Jashtëm koreanoverior injoroi fjalët e Trump dhe tha se ato nuk trembin e as habisin askend, aq ma tepër Korenë e Veriut.

“Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara. Nëse Trump mendonte se ka me na habitë me tingullin e nji qeni që leh, ai po andrron”, tha ministri Ri Yong-ho.

Fjalët e ministrit të Jashtëm ishin komentet e para të Koresë së Veriut për kërcënimet e Trump.

I pyetun nga gazetarët se çka mendon për pseudonimin ironik “njeriu i raketës” që Trump ia vendosi liderit, Kim Jong-un, kryediplomati i Penianit tha se i vjen keq për ndihmësit e Presidentit amerikan.

Ky i fundit me fjalimin e tij tentoi me tregue vendosmëninë amerikane ndaj Koresë së Veriut, e cila, pamvarësisht sanksioneve të panumërta të OKB’s, vazhdon pa u shqetësue programin e saj bërthamor.

Ndërkohë, në fotogaleri janë disa foto të rralla mbrenda vendit komunist.

Shperndaje në: