Instagram sjell risinë e shumëpritun

Instagram ka lansue dy nga risitë e aplikacionit, videot “live” në Instagram dhe dërgimin e fotove dhe videove për grupet dhe shokët në Instagram Direct. Videot “live” ju ndihmojnë me komunikue ma lehtë me miqtë tuej. Në përfundim të videos, ajo ka me u zhdukë nga historia juej.

Në aplikacion shfaqet opcioni “Start Live Video” dhe mundeni me xhirue deri në 1 orë. Ndërkohë që jeni “live” në Instagram mundeni me shkëmbye komente me miqtë tuej.