Instagram ‘vjedh’ Snapchat’in

Instagram ka prezentue risinë ma të fundit të quejtun “Stories”, që asht shumë e ngjashme me shërbimin me të njajtin emën që ka Snapchat.

Përdoruesit e këtij rrjeti social tash munden me postue foto, video të shkurta dhe video Boomerang, të cilat zhduken mbas 24 orësh.

Mbasi të merrni përditësimet e fundit të Instagramit, juve ka me ju shfaqë butoni “+” mbi kandin e majtë të këtij aplikacioni. Mbasi të klikoni aty, ju keni me pasë mundësi me ba foto, video deri në 10 sekonda si dhe video Boomerang.

Në krejt këto, mundeni me ndërhy me laps ose me emoji tue klikue te butoni ku shihet lapsi sipër në kandin e djathtë. Po ashtu, mundeni me shtue tekst, ndërsa keni ne dispozicion edhe “filters”, të cilat i ofron Instagrami.