Intervista e djalit të Isa Boletinit në gazetën italiane, Nandor 1915: Baba im nuk ka vdekë (foto)

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1915, në faqen n°3, një shkrim për Isa Boletinin dhe zërat që qarkullonin për vdekjen e tij.

Për tu dhënë fund këtyre dyshimeve, media franceze është bazuar në gazetën italiane, “La Tribuna”, e cila ka botuar, një ditë më parë  për këtë çështje, intervistën e saj me Adem Boletinin, djalin e atdhetarit shqiptar.

Çfarë i ka rrëfyer asokohe Adem Boletini medias italiane? Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu «Dars (Klos), Mat – Albania»:

Isa Boletini nuk ka vdekur

Romë, 25 nëntor. – Adem Boletini, djali i Isa Boletinit, oficer në ushtrinë italiane, mohon vdekjen e babait të tij, agjitatorit të famshëm shqiptar.

I intervistuar nga “La Tribuna”, ai deklaroi se nuk ishte në dijeni se babai i tij kishte vdekur. Madje, për vdekjen e të atit flitet shpesh.

Isa Boletini ndodhet aktualisht  në Cetinje, tha ai.

Pas rrethimit të Shkodrës, ai pranoi ftesën e qeverisë malazeze për të jetuar në kryeqytetin e vogël me dy vëllezërit e mi.

Dy vëllezërit e mi të tjerë, bashkë me dy prej motrave të mia, janë me nënën time në Mitrovicë.

Isa Boletini ka një dashuri të madhe për vendin e tij dhe dëshiron një Shqipëri të pavarur.

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Shperndaje në: