‘Irma’ shkatërron Puerto Rico’n dhe niset drejt Miami’t (foto-video)

Shtëpi të shkatërrueme, kerre të marra nga uji dhe të përplasuna aty-këtu, lagje të tana të rrafshueme dhe porte e aeroporte të nxjerra jashtë përdorimit.

Kjo asht skena e lane mbas nga uragani ‘Irma’ në Porto Riko tue shkaktue gjithashtu edhe tetë të vdekun deri tash.

Pamjet e publikueme së fundmi tregojnë nji përplasje shkatërrimtare nga uragani në Karaibe, i cili tashma i asht drejtue Miami’t në SHBA.

Autoritetet lokale kanë kërkue evakuimin e detyrueshëm për 100 000 banorë, ndërsa kanë ba thirrje të tjerët me ba kujdes.

Uragani “Irma” kaloi në shkallën 5 të uraganeve tue qenë mjaft shkatërrimtar.

 

ImageImage

Shperndaje në: