Ivanka u jep fund spekulimeve, del në mbrojtje të Melania’s

Ivanka Trump ka thy spekulimet se ato nuk shkojnë mirë dhe në deklaratën e fundit ka dalë në mbrojtje të njerkës së saj.

“Unë mendoj se Melania asht nji grue elegante, me besim në vetvete dhe e gatshme, prandaj mendoj se tue u marrë me mënyrën si ajo zgjedh të veshet thjesht asht e papërshtatshme”, tha vajza e parë e Donald Trump.

Ivanka e bani këtë deklaratë mbasi teksa Melania foli për luftën kundër bullizimit dhe mbrojtjen e fëmive pak ditë ma parë, njerëzit u morën ma shumë me fustanin e saj që kushtonte 3000 dollarë dhe ngjyrën e ndezun rozë që e bante të tërhiqte shumë vëmendje.

Ivanka Trump tha gjithashtu se ajo ishte “e shqetësueme” nga vëmendja që pasardhësi i saj, Barron Trump, ka marrë për veshjen e tij.

Ivanka tha se mediat dhe rrjetet sociale po merren ma shumë me imazhet sesa thelbin e njerëzve të familjes së saj tue u shpreh shumë e shqetësueme për këtë fakt.

 

Shperndaje në: