Jennifer Lopez i ka 47 vjet, por duket si 27. Mësoni ku asht sekreti (foto)

Jennifer Lopez

Mundesh me kalue me orë të tana në Instagram’in e Jennifer Lopez, tue ja kqyrë muskujt e saj të barkut, kambët, të mbasmet bombastike, krahët…dhe të ban mendue: qysh dreqin ja del kjo grue që të duket aq bukur vit mbas viti, edhe pse po arrin të 50’at.

Përgjigja: shumë stërvitje dhe nji dietë strikte. Po cilat janë disa nga sekretet e saj që arrin me qenë kaq perfekte?

Racionet e saj nuk përmbajnë asnjiherë ushqime të përpunueme

Kryesorja, gati çdo ushqim që ajo konsumon asht organik. Nji drekë tipike mundet me përmbajtë salmon dhe nji sallatë me perime.

Brokoli, specat dhe kungull të njomë të marinuen me vaj ullini, uthull molle dhe erza asht receta e saj e preferueme. Ndërsa për darkë preferon proteina si mishi i pulës, të shoqnueme me kuinoa ose patate të ambla të pjekuna.

jennifer

Ban zgjedhje të mençuna sa ju përket ushqimeve të shpejta

Jennifer Lopez asht gjatë tanë kohës e nxanë me show televiziv, xhirime të filmave dhe si anëtare jurie tek show i ri i kcimit World of Dance.

Kjo tregon se ajo asht gjithmonë në lëvizje. Asht e pashmangshme në këtë rast të konsumosh ushqime të shpejta, shpesh të pashnetshme. Por me JLo nuk ndodh kështu.

“Gjithmonë marr me vete ushqime të shndeshme, si fruta dhe perime”, tregon ajo për revistën People.

Çokolladat janë dobësia e saj

I dashtuni i ri i kangëtares, Alex Rodriguez, tregon se ajo pëlqen shume akulloren apo ambëlsinat me çokolladë.

Screenshot_1

JLO nuk i konsumon kurrë këto 3 gjana

“Unë nuk pi alkohol, duhan dhe nuk marr kafeinë të shtueme,” tregoi JLO për UsWeekly.

Edhe kur në të rrallë pi ndonji kafe, asht pa kafeinë.

Arsyeja e vërtetë pse likura e saj duket kaq rinore

Asht ajo që nana ju ka thanë për vite me radhë.

“Dalë rrallë në diell, por edhe kur e baj, përdori shumë krem mbrojtës”, tregon Lopez për UsWeekly.

Shmangia e alkoolit dhe kafeinës e ka ndihmue gjithashtu me pasë nji likurë kaq rinore.

“Këto ta damtojnë vërtetë likurën, ndërsa plakesh”.

jennifer lopez1

seksi

Shperndaje në: