“Kam dalë me mbi 1 mijë femna, por nuk e gjeta kurrë dashninë” (foto)

Themeluesi i “Playboy”, Hugh Hefner, ka ndrrue jetë në moshën 91-vjeçare.

Hefner pretendonte se kishte pasë marrëdhanie intime me mbi 1000 femna.

Me gruen e tretë, Chrystal Harris, lidhi kunorë në vitin 2012, kur ishte 86 vjeç, ndërsa ajo ishte 60 vjet ma e re.

Por, pamvarësisht kësaj jete, Hefner pretendon se kurrë nuk e gjeti dashninë e vërtetë.

“Nuk e gjeta kurrë shpirtin binjak,” pati deklarue.

Hugh Hefner praktikisht jetoi jetën që vetë e kishte portretizue në revistën e tij.

Villa e tij, “Playboy Mansion”, në Los Angeles, aty ku dhe vdiq i rrethuem nga miqtë, ishte mishnim i andrrës së nji adoleshenti.

Shperndaje në: