Kanga që e qiti në vend të dytë hitin “Despacito” (video)

Para do kohe, Bonnie Tyler, këndonte për dashninë, por 34 vjet ma vonë, ajo asht në krye të renditjes në iTunes në Amerikë.

Ditën e eklipsit diellor, kanga “Total Eclipse of the Heart” u rendit e para në iTunes në Amerikë, tue zhvendosë në vend të dytë “Despacito”, kangën me ma shumë klikimë në YouTube.

“Eklipsi i plotë i zemrës” u shpall kanga zyrtare e këtij eklipsi në Amerikë dhe Bonnie Tylor e rikëndoi atë në nji anije gjatë kohës kur Amerika u zhyt në errësinën e eklipsit.