Kartolinat e rralla: Vlora, Durrësi, Saranda e Shkodra më 1914-1918 (foto)

Shtypshkronja gjermane, Purger & Co, me seli në Munich, ishte aktive mes viteve 1899-1920.

U ba e njoftun për kartolina të hershme me ngjyra të shumë vendeve të Europës dhe të Mesdheut, përfshi edhe Shqipnisë.

Kartolinat u shtypën me anë të nji procesi hromolitografik me tri ngjyra dhe ishin të numerueme, gja që na ndihmon të saktësojmë datat e tyne përafërsisht.

Ky koleksion prej 42 kartolinash të hershme të Shqipnisë, sigurisht jo i plotë, vjen nga vitet 1914-1918.

I jemi mirënjohës mikut të vjetër të Shqipnisë, Johen Blanken nga Hamburgu për dhanien në dispozicion të këtij koleksioni.

Marrun nga Robert Elsie