Katundi ku çikat kthehen në djem, mbasi ju del penisi! (foto)

Çikat në nji katund të thellë të Caraibeve kthehen në djem kur nis puberteti.

Kjo, për shkak të nji çrregullimi të rrallë gjenetik.

Nji në 90 fëmi të lindun në Salinas të Republikës Dominikane transformohen nga femën në mashkull, mbasi nis t’ju rritet penisi.

Ato njihen si ‘guevedoces’ që përkthehet ‘penis në moshën 12-vjeçare’.

Termi që përdoret për ta në mjekësi asht pseudohermafroditë.

Fenomeni asht spjegue nga BBC në nji dokumentar.

Çrregullimi i rrallë gjenetik shkaktohet nga mungesa e nji enzime, e cila bllokon prodhimin e hormoneve mashkullore në mitër.

Kjo krijon atë që duket si nji femën në lindje.

Por, në moshën e pubertetit, kur vërshon testosteroni, zani ndryshon dhe atyne nis t’ju rritet organi riprodhues mashkullor.

Prezentuesi i BBC tha se ato thirren ndonjiherë edhe ‘machihembras’, që don me thanë ‘fillimisht grue, mandej burrë’.