Keni m’u befasue cila asht pasunia marramendëse e liderit të ri europian Macron (foto)

Për me matë sasinë e pushtetit të Presidentit francez, të cilin disa politologë e cilësojne si “monark republikan” ose “si nji lloj mbreti”, duhet analizue pasunia e tij.

‘DW’ shkruen se pushteti i vërtetë i Presidentit francez asht i habitshëm dhe i kalon të gjithë kryetarët tjerë të shteteve europiane.

Ndërkohë “Forbes” vlerëson se vlera neto e pasunisë së Emmanuel Macron asht 31.5 milionë dollarë.

Paret dhe luksi

Presidenti francez nuk duhet me i dhanë llogari askujt, se si vepron ai me kontributet shtesë, përveç të ardhunave të tij prej rreth 240.000 eurosh në vit (80.000 euro ma pak se Angela Merkel).

Këtu ban pjesë banimi në Pallat ose në villa pushimesh. Këtu bajnë pjesë edhe të gjitha gostite. Dhe nji bodrum vene i mbushun plot në Pallatin Elysèe.

 

Image

ImageImage