Keni m’u çuditë, kjo rrugë në Meksikë duket sikur merr frymë! (foto-video)

Kanë kalue dy ditë që kur Meksika asht godit nga nji tërmet i fuqishëm, ku si pasojë humbën jetën dikun 300 persona.

Pasojat janë katastrofike, damet materiale kapin vlerën e miliarda dollarëve, mbasi dheta ndërtesa janë shemb të tana gjatë dridhjes së tokës.

Megjithatë, videoja ma interesante vjen nga vendi i quejtun Morelos, ku në nji rrugë asfalti lëvizte naltë-poshtë, dhe dukej sikur po merrte frymë.

Disa thjesht e kanë kapërcy atë copëz të asfaltit tue mos i kushtue vëmendje, derisa disa tjerë janë befasue me këtë gja.

Banorët e asaj zone janë mbledh për me shikue nga afër fenomenin e shumëpërfolun.

Por, simbas ekspertëve kjo lëvizje e asfaltit mbas tërmetit nuk asht diçka e pazakontë.

 

Shperndaje në: