Keni m’u çuditë sa ton kakainë kapi roja bregdetare amerikane (foto)

Personeli i Gardës Bregdetare amerikane në San Diego ka kap rreth 18 ton kokainë të konfiskueme nga trafikantët e Oqeanit Paqësor.

Droga e kapun n’ujnat ndërkombëtare të Amerikës Qendrore dhe Jugore, asht konfiskue nga tetë ekipe bregdetare nga fundi i Marsit deri në Qershor.

Ngarkesa e kokainës u konfiskue nga 15  anije të dyshueme për kontrabandën e drogës, shkruen “Fox News”.

“Kombi ynë përballet me kërcënime të mëdha nga rrjetet kriminale që kontrabandojnë  drogë në të gjithë hemisferën perëndimore”, tha kapiteni James Passarelli, komandanti i operacionit.

Kapiteni shtoi se ekuipazhi i tij asht përball me “kërcënime në tokë dhe det”, dhe se asht mundue me mbajtë drogën sa ma larg kufinit të Shteteve te Bashkueme.

 

2-koina 3-kokaina