Keshni me lot! I pshton policisë tue kcy në det, por…(video)

Nji i ri 20-vjeçar, në SHBA, tentoi m’i pshtue ndjekjes së policisë tue kcye në det, pa e dijtë se kishte me u përballë me nji peshkaqen 1.5 metra të gjatë.

Policia e Carolina’s së Veriut bani të ditun se Zahariya Kingsbur’it iu gjet nji sasi lande narkotike në kerr, por ai arriti me i pshtue arrestimit tue vrapue drejt detit.

Dhe, kur mendoi se pshtoi, 20-vjeçari u përball me nji peshkaqen, që ndodhej rreth 20 metra nga vendi ku u zhyt ai. Gjithsesi, mbas disa orë kërkimi, policia arriti me gjetë dhe arrestue Kingsbur’in disa kilometra nga vendi ku ishte futë në ujë.