Kështu mundeni me zbulue se kush e kontrollon profilin tuej në Facebook

Tanë jeni kuriozë të dini se kush nga miqtë tuej në Facebook, e sheh ma shumë profilin tuej. Ndaj egziston nji metodë shumë e thjeshtë për me zbulue.

Mjafton me shkue te profili juej, të klikoni me butonin e djathtë të mouse dhe të zgjidhni opcionin “View page source”.

Mandej shtypni Ctrl+F. Mandej në kutizën që ka me dalë në të djathtë nalt, shkrueni “InitialChatFriendsList”. Ju dalin disa numra që munden me ju dokë të pakuptimtë. Kopjoni nji prej tyne, pa shtesën në fund që mundet me qenë (-1) ose (-2), dhe rikthehuni në profilin tuej që ta bani “Paste” në krye, mbas adresës facebook.com.

Menjëhirë ka me ju dalë profili i personit që ka vizitue profilin tuej.