Këta janë 10 kriminelët që tmerruen botën, midis tyne edhe dy femna (foto)

Ata kanë qenë anëtarë të bandave ose organizatave kriminale që janë të njoftuna për përfshimje në kryemjen e akteve të ndalueme nga ligji, veçanërisht vrasjeve.

Këta njerëz kanë qenë aktivë në disa zona të botës, si në Europë, Azi, Shtetet e Bashkueme dhe Amerikën Latine.

Kjo asht lista e 10 kriminelëve që “tronditën” botën.

1. Lordi meksikan i drogës, Joaquin Archivaldo Guzman asht cilësue si trafikanti ma i fuqishëm i drogës në botë. Para se të arrestohej ai kishte nji pasuni prej 1 bilion dollarësh.

2. James Burke i njoftun me nofkën irlandezi do mbahet mend gjithmonë për vrasjet brutale të nji numri të madh njerëzish që kreu në vitet 1970.

3. Jacques Mesrine njihet si krimineli modern francez, i cili do mbahet mend për shkak të operacioneve plastike të ftyrës. Nofka e tij ishte njeriu me 100 ftyra.

4. Frank Costello i njoftun si kryeministri ishte boss i krimit italian që njihej për popullaritetin e tij si nji ndër liderët e grupeve kriminale ma të rrezikshëm në SHBA.

5. Semion Mogilevich i njoftun si zoti i mençun, sepse kishte nji diplomë në ekonomi, asht kryetari i krimit të organizuem në Ukrainë.

6. Griselda Blanco e njoftun si kumbara e kokainës, ishte drejtuesja ma e madhe e tregtisë së drogës në Miami.

7. Lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar, kontrolloi disa perandori droge dhe vrau mija njerëz në krejt botën.

8. Al Capone ishte nji gangster amerikan që ia dedikoi jetën e tij kontrabandës së pijeve dhe prostitucionit.

9. John Gotti u konsiderue si krimineli i fundit i stilit hollyvwood’ian, nji njeri që shkonte në sallën e gjyqit dhe dilte sërish, i pafajshëm.

10. Ksie Kajping nji kriminele kineze, e cila njihet si kumbara. Ajo zotnonte kerre dhe villa të shumta luksoze.