Keto fakte për penisin kanë me ju lanë pa koment! (+18)

“Nëse penisët kishin me ba gjysën e asaj që bajnë vaginat, atëherë në Washington kishte me pasë nji memorial katër metra të naltë për penisin”.

Kështu shprehej dikur aktorja, Jane Fonda.

Nji studim i fundit zbulon se fjala ma e përdorun në botën erotike asht ‘k…’.

Por, pse flitet kaq shumë për organin mashkullor?

Autorja e njoftun, Goedele Liekens, sjell disa fakte shumë interesante për penisin.

-Në vitin 1609, nji mjek i njoftun në Bologna zbuloi nji kufomë me dy penisë.

Qysh prej atëherë, ka të paktën 80 raste të dokumentueme të difalisë.

-Asht i vogël, kështu thojnë nji në pesë mashkuj dhe nji në 17 gra.

-Asht i madh, kështu thojnë nji në 20 mashkuj dhe nji në 14 gra.

-Asht taman, kështu thojnë dy nga tre mashkuj. Dhe tre nga katër gra.

-Në revistat e homoseksualëve sheh shumë shpesh xhamajkianë me penisin 25 centimetra apo ma shumë. Kjo ka shtue numrin e turisteve europiane dhe amerikane në Xhamajkë.

-Shkencëtarët rusë thojnë se kanë zbulue nji formulë për madhësinë e penisit: Madhësia e penisit = gjatësinë e kambës + 5 centimetër, pjesëtue për dy.

-Shkencëtarët grekë nga ana tjetër mendojnë se ka nji lidhje mes gjatësisë së gishtit tregues dhe penisit.

-Penisët e aktorëve porno duken të mëdhaj?

Në fakt asht efekti kamera. Po ashtu, ata e kanë të rruem. Në total penisët e tyne janë 30 përqind ma të vegjël nga sa duken.

-Nji fis në Uganda lidh nji gurë të randë në penis. Ata thonë se kjo e ban penisin të gjatë deri në 40 centimetra. Nuk këshillohet.

-Burrat e fisit Ualbiri n’Australinë Qendrore nuk përshëndesin me dorë, por tue tund penisin.

-Rasputini thuhet se kishte nji superpenis: 33 centimetër të gjatë. Kështu thotë e bija. Penisi i tij ruhet në nji muze sot.

-Penisi i vogël i Napoleonit, rreth 2.5 centimetër, u ble në vitin 1977 nga nji urolog amerikan për 3 mijë dollarë.

Mbas vdekjes së tij, e ka trashëgue e bija, që ka refuzue çdo ofertë deri tash.

-Shumë mashkuj e tundin penisin për me nxjerrë pikën e fundit të urinës. Por, zgjidhja asht me shtypë.

-Numri mesatar i ereksioneve gjatë ditës: 11. Gjatë natës: 9.

-Nëse keni nji ereksion të gjatë, por pa ndonji stimul seksual, atëherë duheni me u kontrollue te mjeku.

-Në mbanë botën janë 75 burra që vuejnë nga poliorkia. Ata kanë tre ose ma shumë testikuj.

-Në botën e kafshëve, kush ka testikuj të mëdhaj, e ka penisin e vogël.

-Trupi i nji mashkulli prodhon plot 50 mijë spermatozoidë në minutë dhe 72 milionë në ditë.

-Përbamësi ma i randësishëm i spermës: fruktoza.

-Mashkujt që nuk masturbojnë, smuhen ma shpejt n’organet gjenitale.

-‘Going commando’ asht nji term në ushtri që don me thanë ‘dilni pa brekë’, në mënyrë që ai ‘miku’ me marrë ajër ma mirë.

-Nji kondom mbijeton deri në nji muej mbrenda në portofol.

-Biznisi i kondomëve nisi për herë të parë në vitin 1750.

-Holanda asht i vetmi vend në botë, ku sterilizohen ma shumë meshkuj se femnat.

-Irrumacioni asht nji teknikë e seksit oral, kur grueja qendron pasive, ndërsa ai lëviz trupin.

-Disa mashkuj kanë perla në penis: të bardha ose gri, ato duken si margaritarë. Emni shkencor asht ‘corona divina’- kunora hyjnore.

-Zgjatja e penisit egziston që nga shekulli i 17.

Nji kirurg përdorte pjesë nga penisi i qenit për me zmadhue penisët e njerëzve.

Kuptohet stili i preferuem mandej: Doggy Style.

-Shkencëtarët thojnë se ka plot 600 sinonime për penisin.