Këto foto kanë me ju ba që me u “dashunue” në Shqipninë (foto)

Blogu francez, “Legourmandvoyageur,” i profilizuem për udhëtimet, ka shkrue nji artikull për Shqipninë.

Mbas dhetë ditësh në Shqipni kemi foto të bukura për me ju tregue. Kishim dashtë me i nda me ju 3567 fotot që kemi në aparat, por mbas shumë përpjekjesh kemi mujt me i zgjedhë disa ma të bukurat”,- shkruhet në blogun francez.

Ata që e kanë realizue këtë udhëtim shprehen se zgjedhja ka qenë e vështirë, por ajo reflekton ma mirë udhëtimin tonë dhe ka me ju mundësue me zbulue nji vend të vogël me peizazhe nga ma të ndryshmet.