Kjo aktore dhuroi 1 milon $ ndihmë për të prekunit në Houston (foto)

Aktorja e famshme e Hollywoodit, Sandra Bullock, ju ka ardhë në ndihmë krejt familjeve të prekuna nga uragani Harvey në Houston.

Aktorja i asht bashkue thirrjes së yjeve të tjerë të Hollywood’it, tue dhurue rreth 1 milion dollarë për me ndihmue të prekunit nga uragani që ka godit Houston’in.

“Jam shumë e lumtun që mundem me ndihmue të gjithë personat e prekun. Të gjithë na, duhet me dhanë nji ndihmë, sado e vogël që asht”, u shpreh Sandra.

Gjithashtu, aktorja pamvarësisht klimës politike dhe trazinave në vend, shpreson që stuhia me ofrue nji mundësi për amerikanët m’u bashkue.

“Kur je tetë metra nën ujë, nuk ka ma politikë, por vetëm qenie njerëzore”, përfundoi aktorja.