Kjo asht e vërtetë, 2 infarkte për 1 orë i përjetoi Chuck Norris!

Aktori Chuck Norris në Korrik ka përjetue dy infarkte shumë të randa mbrenda ditës, ose ma saktësish 45 minuta mbasi që e ka pas të parin.

Sulmin e parë e ka pas në dhomën e hotelit në Las Vegas, ku ka qëndrue me gruen e tij.

Ai menjëherë u transferue në spital, ku atje e ka përjetue edhe sulmin e dytë.

Aktori momentalisht asht në gjendje shumë të mirë.

Ai në Las Vegas ka qenë për me ndjek garën e arteve marciale “United Fighting Arts”.

Mediat e hueja kanë tregue se aktori 77 vjeçar ka qenë shumë afër vdekjes, por e ka durue dhe asht kthy në gjendje normale.