Kjo asht nxemja ma e mirë për nji natë të paharrueme

Sytë e kqyrin gojën e partnerit. Kqyrin se qysh e ngre lugën dhe ha ambëlsinën. Ky asht pikërisht momenti kur ushqimi shendrrohet në nji metaforë ideale për seksin.

Mendimet e seksit dhe ushqimit nisin të zhvillohen në mendjen tuej dhe zgjidhja ma logjike asht me futë ushqim në dhomën e gjumit. Kjo i jep nji nuancë të re nji territori familjar siç asht dhoma e gjumit. Shumë shpejt, dëshira për ushqim ecë paralelisht me dëshirën seksuale.

Qysh mundet me u përdorë ushqimi për me ngritë temperaturën në krevet? Shpërndani krem në trupin e partnerit. Ide e mirë asht edhe çokollada e shkrime ose me hangër dredhza.

Përdorimet e mundshme:

Çokollada – Asht nji ide shumë e mirë, por femnat duhen me ba kujdes mos me afrue te organi seksual, mbasi ndihmon krijimin e baktereve dhe infeksioneve vaginale.
Fruta ose perime – Mos i përdorni kurrëm veçse për me i hangër. Si në rastin e masipërm, munden me krijue baktere.
Krema të ndryshëm – Mundeni me ly trupin e njani-tjetrit dhe ta shijoni kremin nga aty.
Ambëlsina të vogla – Zgjidhni pasta të vogla ose fruta të vogla dhe të ambla.

Kjo asht arsyeja subliminale se pse darkat romantike janë kaq shumë të popullarizueme. Në shumë raste, darka shendrrohet në nji “paraeliminatore” shumë seksi./Shije