Kjo i ndodh trupit kur e puthni dikend për herë të parë

Nëse tashma e kini provue puthjen e parë, sigurisht se e mbani mend mirë atë.

Madje, edhe mbasi ta keni puthë dikend për herë të parë, kur e puthni nji person tjetër për herë të parë ndjenja mundet me qenë ngjashëm e mirë – të paktën nëse asht puthje e mirë.

Puthja asht nji instinkt që liron përbamës, të cilët rregullojnë ndjenjat e kënaqësisë. Ma poshtë mundeni me mësue për gjanat mahnitëse që ndodhin në trupin tuej momentin kur e puthni dikend për herë të parë.

Hiqni stresin

Kur kemi stres, të gjithë mendojmë se nji kafe e mirë asht zgjidhja ma e mirë – por ndoshta duhet ta rimendoni këtë, sidomos nëse jeni mashkull. Nji studim i cituem në NBC gjeti se puthja ia del që m’i ulë në mënyrë drastike nivelet e hormonit të stresit.

Ndihmon në luftimin e kolesterolit

Nëse po kërkoni arsye për m’i lanë ushtrimet, atëherë mos kërkoni larg. Puthja mundet me pasë ndikim pozitiv në nivelet tueja të gjakut.

Përjetoni nji ndjenjë adrenaline

Kur puthim për herë të parë dikend, trupi ynë lshon nji ndjenjë adrenaline sikur kur e ndjejmë gjatë nji fluturimi me aeroplan, tue rritë kështu të rrehunat e zemrës, energjinë dhe qarkullimin e gjakut.