Kjo ka me ju befasue qysh ka ndryshue ngjyra e Bosforit (foto)

Ngushtica e Bosforit, që ndan kontinentin e Europës me Azinë, ka pësue nji ndryshim të papritun të ngjyrës në Stamboll, tue transformue ujnat e tij të kaltër të thellë në nji jeshil në të kaltër.

Ndryshimi shkaktoi alarm midis banorëve, të cilët spekuluen se ka ndodh për shkak të ndotjes ose nga tërmetet e shumta të kohëve të fundit.

Shkencëtarët, megjithatë, kanë përgjigjen e tyne, e cila duhet besue; ndryshimi i ngjyrës së ujit ka ndodh për shkak të nji ngritje të papritun fitoplanktonit përgjatë Detit të Zi dhe nuk ka arsye për m’u alarmue.

“Ky asht nji bekim për Detin e Zi”, tha Ahmet Cemal Saydam, profesor i shkencave të mjedisit në Universitetin Hacettepe.

Fitoplanktoni, organizmat mikroskopikë të fotosintezimit, janë nji element kyç i ekosistemeve detare pasi ato konsumohen nga nji gamë e gjanë e specieve të detit.

Saydam kambëngul që ngjyra e re e ujit nuk ka të bajë me ndotjen, por banorët thanë se ndjenë nji erë të fortë në det, por edhe kjo ka ardh për shkak të bumit të planktonit.

Edhe satelit Aqua i NASA’s ka kap gjithashtu imazhe të pabesueshme të ngjyrës së ‘re.

Agjencia e hapësinës tha se kur planktoni grumbullohet në nji numër të madh, shihet lehtësisht nga hapësina.

Fitoplanktoni e ka kulmin e zhvillimit të tij në muajin Qershor.

 

2-BOAFORI