Kjo ka me ju çuditë, shihne kerrin qysh bahet xhakuzi e mini-pishinë…(foto-video)

Colin Furze asht nji nga inovatorët ma të njohun, i cili arrinë me krijue mjaft krijime të panatyrshme dhe shpesh të panevojshme, me të cilat ai zbavit shikuesit e tij.

Megjithatë, risia e tij e fundit ka ngacmue publikun, sepse ai asht nji kerr që mund të shndërrohet në nji xhakuzi ose mini-pishinë, e cila ka nji skarë të ndërtueme në të.

Në videon e tij të fundit, Furze tregon se si asht e mundun me përdorë nji kerr në të cilin mundet me “notue” dhe asht veçanërisht interesante që të gjitha pjesët e kerrit janë të papërshkueshme nga uji, tek e cila, elektronika asht absolutisht e mbrojtun.

“Kjo asht gjaja ma e mirë që kam ba ndonjiherë”, thotë Furze, tue shtue se ai ishte i kënaqun me këtë shpikje. /Telegrafi

 

 

Shperndaje në: