Kjo skenë asht si nëpër filma, qe qysh pshtoi piloti i këtij aeroplani (video)

Në internet asht paraqit xhirimi i aeroplanit rus MIG29 i cili u djegë gjatë ngritjes në Bjellorusi, e më pas piloti urgjentisht katapultohet derisa fluturakja ishte ende në pistë.

Incidenti kishte ndodh më 23 Fror n’aeroportin Bobrusk, në juglindje të Minskut, kur ishte djeg motori i aeroplanit MIG29, mirëpo, incizimi doli në publikë vetëm tash.

Mbas zjarrit, ishte prish pajisja për aterim. Piloti i cili gjendej në aeroplan u detyrue m’u katapultue nga kabina, ndërsa aeroplani kishte marrë flakë vazhdonte me rreshqitë nëpër pistë, tue lanë gjurmë të zjarrit dhe tym të dendun mbas vetes.