Kompania kineze rindërton Titanic’un (foto)

Në Kinë po ndërtohet nji kopje e Titanic’ut dhe thuhet se puna për me risjellë anijen gjigande asht në gjysën e saj.

Simbas mediave ndërkombëtare, ndërtuesit thojnë se po punojnë me orë të zgjatuna me përfundue projektin në fund të këtij viti.

Kopja e anijes luksoze të pasagjerëve, e cila u mbyt në vitin 1912 dhe i mori jetën të paktën 1500 personave ka me qenë pjesë e parkut madhështor në Sichuan, në jugperendim të Kinës.

Kompania që po ndërton anijen, “Romandisea”, thotë se ajo ka me qenë nji kopje e saktë e Titanic’ut, nga madhësia deri në dekorim dhe në menu.