Kosova e prodhon kerrin e parë elektrik! (video)

Kerri elektrik asht ndërtue nga gjashtë adoleshentë

Beratrisa, Buna, Enisa, Lumi, Dioni dhe Gëzimi janë emnat e tinejgjerëve që arritën me ndërtue kerrin e parë elektrik në Kosovë.

Të ritë nga Gjakova, që kanë jo ma shumë se 16 vjet, e të cilët janë pjesë e Qendrës Kreative ‘BoneVet’, e kanë prezentue kerrin të cilin e kanë ndërtue vetë, në qytetin e tyne Gjakova, në hapsinen publike.

kerri2

Ndonëse kjo punë u mori atyne plot 12 muej kohë, ata u shprehën të kënaqun me punen e tyne, tue tregue se çdo vështirësi ja ka vlejtë.

E Mimoza Kusari-Lila, e cila ishte e shoqnueme nga filantropi dhe themeluesi i Qendres Kreative “BoneVet”, Vllaznim Xhiha, dhe drejtori slloven i kompanise IPKO, Robert Erzin, ka thanë se kjo që po prezentohet e tregon zhvillimin e shoqnisë dhe asht diçka shumë e bukur që i ka ndodhë si kryetare e kësaj komune.

kerri 3
Mimoza Kusari Lila dhe themeluesi i BoneVet Vllaznim Xhiha

Ky projekt i llojit të tillë, asht i pari në Kosovë, dhe u zhvillue nga Qendra Kreative BoneVet, e u përkrahë nga Ipko dhe Komuna e Gjakovës.

Prezentimin e kerrit patën mundësi me pa shumë qytetarë në nji organizim në parkun nacional ‘Ali Podrimja’, ku u shoqnuen me koktej dhe muzikë. /Rrokum.TV