Kqyreni çka ka mbrenda Qabes (foto)

Quhet Qabe dhe asht nji godinë katrore rreth së cilës përsillen çdo çast të egzistencës së kësaj bote me dheta e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrinë të ardhun nga anekend botës.

Aty nuk del apo hyn kush, dhe kjo e ban atë kurioz për njerëzit për atë se çka ka mbrenda.

Në nji sipërfaqe që nuk i kalon 180 metra katrorë, Qabja përmban tri shtylla prej druni të cilat mbajnë tavanin e saj.

Druni i përdorun asht i nji prej llojeve ma të forta, vendosun nga nji prej shoqnuesve të profetit Muhammed, Abdullah bin Zubejri.