Kur bahesh fatlum, fiton 447 milionë dollarë në jackpot

Nji person fatlum ka fitue 447 milionë dollarë në lotarinë amerikane “Pauerbol”, që asht fituesi i dhetë ma i madh në historinë e lojnave të fatit në SHBA.

Kombinimi fitues në vlerë mbi 400 milionë dollarë ishte 20-26-32-38-58 dhe tiketa ishte pague në Californi, shkruen agjencia AP.

Zadhanësi i lotarisë amerikane, Rendi Miler tha se ka me qenë e nevojshme nji kohë për m’u konfirmue identiteti i saktë i fituesit dhe m’u pa nëse tiketa asht në rregull.

Loja shpërblyese “Pauerbol” mbahet në 44 shtete, në mesin e të cilave janë shtete federale Washington, Porto Riko dhe Ishujt Virgjine të Britanisë.