Befason Trump, ankohet se avioni i tij asht ma i vogël se i sheikut arab (foto)

Gjatë nji takimi me kongresistë demokratë në Zyrën Ovale t’Ejten, Presidenti amerikan Donald Trump, u ankue se aeroplani presidencial amerikan që quhet ‘Air Force One’, asht ma i vogël se ai i emirit arab, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, i cili qëndroi për vizitë në SHBA gjatë kësaj jave, raporton Politico.

Simbas raportimit, Trump kishte mbet i impresionuem nga bukuria e avionit të emirit nga Kuvajti, por kishte vënë gjithashtu në pah faktin se ai ishte ma i madh se aeroplani i tij presidencial, madje për rreth 30 metra.

Sheiku nga Kuvajti qëndroi për vizitë këtë javë në Shtëpinë e Bardhë, ku diskutoi për shumë çashtje me Presidentin amerikan./metro

Shperndaje në: