Kur flota e miliarderëve bahet bashkë, shihni çka ndodhë (foto)

Mija të pasun kanë zbarkue në Portin e Monakos, ku qinda jahte luksoze kanë dalë në shitje në Panairin e Jahteve.

125 mjete, me nji vlerë totale prej 3 miliardë eurosh, kanë me qenë të ekspozueme nga e Mërkura në të Premte.

Vitin e kaluem, nga 109 mjete lundruese, u shitën vetëm 19.

Këtë vjet, jahtet përfshijnë nji GTT, 115 të krijueme nga Porsche dhe nji Super Yacht Sub 3, që zhytet 300 metra dhe mundet me qëndrue në këtë thellësi për 12 orë.

Biletat për panairin kushtojnë 150 euro për nji ditë.

 

 

Shperndaje në: