Kur Ushtria e Shqipnisë e përdorte këtë “bishë” për tërhekje…(foto)

Ushtria e Shqipnisë e kohës së komunizmit u pajis me superkamionin tërheqës “Berliet GBC8 MT 6×6” nga fundi i viteve 60 dhe ishte ndër pjesëmarrësit e paradës së vitit 1969.

Deri në atë moment, tërheqësit me rrota që përdorte Ushtria Popullore ishin “ZIS-151” dhe “ZIL-157”.

Ky model u prodhue në variante të ndryshme dhe lëvizej nga nji motor 5 cilindërsh 7.9 litra diesel ose “multifuel”, që dallohen përkatësisht nga germat “MT” ose “KT”. /Albaniatransport/Mapo.al/

Shperndaje në: