Kush po e sheh profilin tim në Facebook? Mësoni njiherë e mirë të vërtetën e kësaj pune

Krejt duen me dijtë se kush jau kqyr profilin në “Facebook,” por fatkeqësisht zyrtarë të gjigandit të rrjeteve sociale kanë qenë të premë se nuk kanë në plane me prezentue nji opcion të tillë.

Mirëpo, ka shumë aplikacione të tjera të rreme, të cilat qarkullojnë dhe njerëzit mendojnë se me të vërtetë e kanë gjetë se kush ka pa profilin e tyne. Përdoruesit e “Facebook” po shqetësohen nga nji numër i naltë personash që kqyrin postimet dhe që nuk janë miqtë e tyne atje, por veçse të huej.

‘Birmingham Mail’ ka mësue se këta ndjekës, “gjoja” munden me i ndjekë në mënyrë të msheftë statuset tueja dhe fotot. Mandej vjen nji njoftim që ju paralajmëron për këta ndjekës dhe ju drejton të kërkoni “Follow Me,” ku kini me gjetë nji listë emnash me njerëz që nuk i njihni.

Ajo që shihni në fakt asht nji listë emnash që përfshijnë shkronja nga fjalët “Following” dhe “Me.” Qetësohuni! Asht ende e pamundun me pa se kush e ka pa profilin tuej. /tvklan.al

Shperndaje në: