Ky elefant e habitë edhe fotografen, shihni fotot për detaje (foto)

Nji elefant femën asht fotografue nga fotografja e jetës së egër dhe kafshëve, teksa ekspozon gjoksin e saj ndërsa ban nji shëtitje me nji elefant të vogël.

Fotografja Renata Ewald, e cila kohët e fundit asht tue vizitue Afrikën e Jugut, ka arritë me kapë këto imazhe qesharake të elefantit në Kruger National Park.

“Kam pa shumë kafshë në Kruger. Janë të gjitha të veçanta, por kurrë nuk kam pa nji të tillë”, – thotë 51-vjeçarja Ewald.