Ky studim përnime ka me ju shokue: Nëse keni shumë miq në Facebook, kemi nji lajm jo të mirë për ju

Facebook

Nëse keni qindra miq në Facebook, mundet me u dukë se jeni nji person shumë i njoftun, por njikohësisht kjo edhe mundet me shkaktue smundje te ju.

Hulumtuesit nga Universiteti Regis në Colorado zbuluen se njerëzit që kanë ma shumë miq në Facebook në përgjithësi kanë shnetë ma të dobët dhe janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve respiratore të traktit të frymëmarrjes së naltme.

Rreziku i infektimit asht ma i naltë në mesin e njerëzve që janë të shqetësuem, vetëm për shkak të Facebook. Kjo mundet me thanë se ata janë të shqetësuem për shkak se dikush nuk i asht përgjigjë komentit ose mesazhit të tyne, ose nëse nuk e kanë pranue kërkesën e tyne për miqësi.

Përdoruesit që vuejnë nga ky lloj ankthi shumë herë në ditë po investojnë në Facebook. Ankthi shoqnohet me ranien e imunitetit dhe shëndetit të varfën.

Hulumtimi asht botue në revistën, Computer Human Behavior, dhe ai asht kryer në 89 studentë, të cilët iu përgjigjën pyetjeve rreth shnetes së tyne dhe zakoneve të Facebook.