Langu që vepron njajtë si Viagra!

Në Britaninë e Madhe ka pasë shumë sukses nji pije e re që premton me rritë shijen e atyne që e konsumojnë. Bahet fjalë për lang bostani të pastër, që vepron në mënyrë të ngjashme me Viagrën.

Kjo pije përmban citrulinë, nji përbamës organik që qetëson venat e gjakut dhe përmirëson qarkullimin. Kjo ban që të rritet dëshira seksuale, tue përmirësue gjendjen e çrregullimit të ereksionit.

Por, langu i bostanit nuk i ban mirë vetëm jetës seksuale. Ai asht i shkëlqyem për m’u konsumue edhe mbas stërvitjes. Hidraton, shpejton metabolizmin, detoksifikon dhe asht i pasun me potas, që ndihmon rekuperimin e muskujve.

Gjithashtu, tue qenë se asht i pasun me vitaminë A dhe C, ndihmon në shkëlqimin e likurës, forcon sistemin imunitar dhe lufton lodhjen./Shije