Libri i Clinton me shitje rekorde mbrenda ditës

Libri që mban rekordin ma të madh për shitje asht ai i Hillary Clinton me autobiografi “Histori e përjetueme”.

Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri në Qeshorin e vitit 2003 u shitën për nji ditë (rekord) 200.000 ekzemplarë të tij.

Ky libër asht gjithashtu kronika e historisë së jetesës me Bill Clintonin, nji aventurë 30 vjeçare mes dashnisë dhe politikës.

Kjo lidhje i  mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme me të cilat janë përball çifti Clinton.