Ligji i çuditshëm për Kullën Eiffel

Ligjrisht fotografimi në kullën Eiffel asht i lejuem, por nëse ju këto foto i shpërndani në rrjetet sociale mundeni me u përballë me sanksione nga “Societe d`Exploatation de la Tour Eiffel”, kompania e cila udhëheq me Kullën.

Nji pjesë e madhe e turistëve nuk janë të informuem për këtë rregull që asht në fuqi mjaft kohë, ndërsa dënimi i parashikuem nëse e njajta nuk respektohet asht i madh.

Ligjet e BE’s u lejojnë shteteve anëtare të kërkojnë leje për shitjen dhe shpërndamjen e fotografive të ndërtesave historike që janë të mbrojtuna me të drejtat e autorit, dhe që fotografohen natën. Fotografimi dhe shpërndamja e tillë mundet me ju sjellë gjobë të shtrejtë!

Shumica e shteteve nuk e përdorin këtë të drejtë dhe lejojnë fotografimin dhe inçizimin e ndërtesave, tue konsiderue këtë si liri të çdo turisti.

Por, në Francë, Itali dhe Danimarkë situata asht ndryshe. Kështu, janë të mbrojtuna edhe ndërtesa tjera të njohuna siç janë Koloseumi në Romë, Parlamenti europian në Strassbourg dhe Sirena e vogël në Copenhagen. Ka shumë ankesa kundër këtij ligji dhe prandaj ka procese për ndërrimin e tyne.