Linda Halimi, shqiptarja e parë në kopertinën e revistës “People” (foto)

Linda Halimi asht kangëtarja që ka me e përfaqësue Shqipninë në edicionin e këtij viti në Eurovision. Doket se interesi për të nuk asht rritë vetëm në vend, por edhe në Shtetet e Bashkueme, vend në të cilin ajo ka punue prej vjetesh.

Në nji postim të fundit në Instagram, Linda e ka zbulue ballinën e numrit të fundit të revistës amerikane “People”.

Në faqen e parë shfaqet prezentuesja e njoftun Oprah Winfrey, e cila flet për mënyrën se qysh i humbi kilet e tepërta. Krah saj shfaqet edhe imazhi i kosovares. Halimi ka punue shumë për disa vjet për me e ba trupin që e ka sot.

linda-347x450