Londra votohet ‘qyteti ma i mirë në botë për kualitet të jetës’. Këto janë qytetet tjera

Londra ka triumfue në nji studim të ri të qyteteve ma të mëdha të botës, tue lanë mbrapa Parisin dhe New Yorkun.

Vlerësue në faktorë të ndryshëm, tue përfshi kulturën, infrastrukturën, shnetën dhe lumtuninë e përgjithshme; rezultatet u përcaktuen nga 5,200 të rritun nga 16 vende përreth botës.

Anketa, e publikueme javën e kalueme nga kompania PwC, u krye në Dhetor të vitit 2015, para se Britania me votue daljen nga BE, shkruen Daily Mail.

Londra u cilëse në raport si nji “qytet dinamik” me infrastrukturë të zhvillueme mirë, sistem të mirë të drejtësisë dhe shërbim të mirë shëndetësor, krahasue me të tjerët.

Në listën e lëshueme, në Top 20,  banin pjesë këto qytete:

1. London

2. Paris

3. New York

4. Amsterdam

5. Sidney

6. Berlin

7. Tokyo

8. Toronto

9. Stokholmi

10. Los Angeles

11. San Francisco

12. Dubai

13. Milan

14. Madrid

15. Chicago

16. Hong Kog

17. Singapore

18. Beijing

19. Seoul

20. Rio