Lumi me 5 ngjyra në Kolumbi shpallet ma i bukuri në botë (video)

Ky asht lumi ma mahnitës në botë. Lumi, Cano Cristales, i njoftun ndryshe si lumi i pesë ngjyrave ndodhet në Kolumbi. Pamjet mahnitëse të kapuna nga TravelDrone4K, tregojnë lumin shumëngjyrësh, i cili asht i mbushun me bimë “Macarenia clavigera”.

Fenomeni asht unik dhe vjen nga disa faktorë.

Në shtratin e lumit rritet bima në fjalë me ngjyrë të kuqe. Ngjyra të tjera vijnë nga shkambij të zi, algat e gjelbra, uji i kalter dhe rana e verdhë, tue prodhue nji efekt të ylbertë.

Lumi gjithashtu përmban ujëvara, bazene dhe shpella, tue e ba atë edhe ma dramatik.