Macron len gojëhapun francezët, kjo asht tash arsyeja!

Dje në mbramje u zbulue se Emmanuel Macron ka shpenzue 26,000 euro vetëm për make-up në tre muejt e parë të Presidencës së tij.

Lajmi ka ba jo vetëm në Francë, por edhe në mbanë botën, të vihen në dyshim aftësitë e tij qeverisëse.

Grimerja e quejtun Natacha M. ka faturue degën egzekutive njiherë në vlerë prej 10 mijë eurosh dhe mandej 16 mijë euro.

Zyra e Presidentit u detyrue t’i përgjigjej raporteve tue sjegue se kishte “thirr nji kontraktues si çashtje urgjente”, tue e detyrua Presidentin me pague ma shumë se zakonisht.

Zadhanësi i Macron ka premtue se Presidenti ka me shpenzue nji shumë të ‘reduktueme’ për make up në t’ardhmen.

Megjithatë, Macron nuk asht Presidenti ma i shtrejtë që ka pa Franca.

François Hollande thuhet se ka pague 30 mijë euro për kozmetikë, ndërsa Nicolas Sarkozy rreth 24 mijë.