Mayweather’in e len e dashtuna, por reagimi i tij ka me ju lanë pa mend (foto)

Ai vlerësohet të jetë sportisti i tretë ma i pasun në botë, me mbi 700 milionë dollarë, mbas mbylljes së karrierës, por duket se ky fakt nuk e ka bindë Abigail Clarke me vazhdue lidhjen me bokserin tashma në “pension” Floyd Mayweather.

Abi, nji pjesëmarrëse e njoftun në “reality show” në televizionet britanike ka konfirmue shkëputjen e marrëdhanieve me Floyd.

Por, në nji intervistë të dhanë para do dite, Mayweather deklaroi me hajgare se kishte 7 të dashtuna. “Sa të dashtuna kam?! Shtatë. Dalim hangër bashkë dhe me disa prej tyne me avion”, u shpreh ai, tue shtuar se, “Me pasë nji të dashtun, thuejse asht njisoj si mos me pasë asnji”.

Shperndaje në: