Mbani frymën: Mbrenda shtëpisë prrallore të mbretit të Rock&Roll’it

Njizet mijë dollarë për me jetue si Elvis. Asht kjo shuma e kërkueme për m’u dhanë me qira, e shtëpisë ku mbreti i rock and roll, jetoi në Beverly Hills, rreth viteve 1967 dhe 1973.

Shifra asht për nji qëndrim 5 ditësh. Elvis jetoi aty me bashkëshorten Priscilla dhe çikën Lisa Marie, tue u largue prej andej menjiherë mbas divorcit.

Shtëpia ka katër dhoma dhe gjashtë banjo, nji bazen dhe nji sallë wellnes. Prona u ble nga Presley në fillim të viteve 60 për 400 mijë dollarë dhe u shit në 2014 për 14 milion dollarë.

Shtëpia doli sërish në shitje në 2016 me nji çmim dyfish nga ai që ishte shitë në 2014.