Mbasi ta mësoni këtë arsye, edhe ju keni me mbulue kamerën e kompjuterit

Nëse Mark Zuckerberg e mbulon kameren e kompjuterit të tij në punë, a don me thane kjo se duhet me ba tanë të njajtën gjë?

Po!

Nëse fakti që themeluesi i Facebook dikur asht marrë edhe me pak hacking, përpara se me nisë aventurën me rrjetin social dhe ai e mban kameran të mbulueme, nuk ju bind, atëherë konsideroni faktin se vetë Drejtori i FBI, James Comey, këshillon që me ba të njajtën gja.

Pse?

Sepse, kamerat munden dhe janë hack’ue. Në fakt, vetë Zyra Federale e Hetimit, FBI, e ka përdorë këtë praktikë për me u futë në kompjuterat e njerëzve, për me pasë akses në kamerat e tyne në mënyrë që me i përgjue. Kështu që, nuk ka asgja që mundet me i ndalue të tjerët që me ba të njajtën gja.