Mbrenda Koresë së Veriut: Qe qysh asht jeta në Mbretninë e Kim Jong-un (foto)

Edhe pse Korea e Veriut vazhdon me i kërcënue me sulme bërthamore fqijtë dhe anmiqtë e saj, bota ende din shumë pak për shtetin diktatorial.

Qeveria e Koresë së Veriut asht tejet e msheftë. Me të hy në vend, vizitorët udhëzohen që nuk munden me ba asnji video apo fotografi. Agjentët doganorë inspektojë telefonat dhe pajisjet e tjera digjitale, tue përfshi kamerat, tabletat, dhe kartat e magazinimit, për përmbajtje të ndalueme.

Por, Xiaolu Chum, nji fotograf i njoftun i “ Gety Images” arriti me i kapërcye të gjitha këto pengesa gjatë nji udhëtimi me tren në vendin e izoluem.